Abdulbesar Ademi
06 dhjetor 2025•Përditësim: 07 dhjetor 2025
Adoleshentët e veshur si Babagjyshi iu bashkuan një parade festive për të shënuar Ditën e Shën Nikollës në qytetin polak Krakov, raporton Anadolu.
Autoriteti i transportit publik të qytetit organizoi ngjarje të ndryshme për këtë rast, duke përfshirë një paradë të Babagjyshit që synonte shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e shtruar në spital.
Një tramvaj i posaçëm i drejtuar nga Babagjyshi bëri gjithashtu një turne nëpër qytet, duke u ofruar banorëve dhe fëmijëve mundësinë për të bërë foto dhe për të marrë ëmbëlsira të vogla si karamele.