Bota

Papa thirrje Britanisë t'ia kthejë Mauritiusit ishujt Chagos

Papa tha se ish-vendi kolonialist, Britania, duhet të respektojë gjykimin e OKB-së dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe në këtë mënyrë t'ia dorëzojë ishujt Mauritiusit

Emre Aytekin  | 11.09.2019 - Përdıtësım : 12.09.2019
Papa thirrje Britanisë t'ia kthejë Mauritiusit ishujt Chagos

Ankara

Udhëheqësi shpirtëror i botës katolike, Papa Françesku, i bëri thirrje Britanisë të respektojë vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe t'ia kthejë Arkipelagun Chagos Mauritiusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në avion pas përfundimit të turneut të tij në tri shtete të Afrikës, përfshirë edhe Mauritiusin, papa tha se ish-vendi kolonialist, Britania, duhet të respektojë gjykimin e OKB-së dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe në këtë mënyrë t'ia dorëzojë ishujt Mauritiusit.

"Ajo që është e drejtë për tërë njerëzimin mund të mos jetë e drejtë për xhepat tanë, por ne jemi të detyruar t'i respektojmë vendimet e organizatave ndërkombëtare", u shpreh Papa Françesku.

- Çështja e Arkipelagut Chagos

Përmes një rezolute të miratuar në fillim të këtij viti me shumicë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkoi nga Britania, e cila mban nën kontroll Arkipelagun Chagos që nga pavarësimi i Mauritiusit më 1968, t'i japë fund "administrimit kolonial" dhe t'ia dorëzojë rajonin Mauritiusit.

Votimi në Asamblenë e Përgjithshme ishte zhvilluar pasi më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalosi opinionin se Britania në mënyrë ilegale ka shkëputur Arkipelagun Chagos nga Mauritiusi gjatë procesit të pavarësisë.

Ndërkoaq, Britania i cilëson ishujt Chagos si "Territor i Britanisë në Oqeanin Indian" dhe pohon se rajoni asnjëherë nuk i ka përkitur Mauritiusit, ndërsa është shprehur se nuk do të respektojë vendimet jodetyruese të OKB-së, duke shfaqur si pretekst edhe rëndësinë strategjike të arkipelagut.

I zbuluar për herë të parë në Mesjetë nga detarët arabë, në Mauritius dhe arkipelagjet përreth porti dhe bazat e para u themeluan nga portugezët në shekullin 16. Mauritiusi ishte koloni e holandezëve në shekullin 17, e francezëve në shekullin 18 dhe e Britanisë në shekujt 19 dhe 20, ndërsa pavarësinë e fitoi në vitin 1968. Megjithatë, Britania tri vite para kësaj kishte shkëputur Aerkipelagun Chagos dhe ende vazhdon ta mbajë nën kontrollin e saj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın