Sibel Uğurlu
29 Mars 2017•Përditësim: 29 Mars 2017
KONYA, (AA) – Kryetari i Parlamentit të Pakistanit është shprehur se të gjithë mësuesit e lidhur me organizatën terroriste FETO do të dëbohen nga Pakistani, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur me gazetarët në provincën Konya të Turqisë qendrore, Sardar Ayaz Sadiq tha se 45 nga 108 mësues të tillë janë larguar nga Pakistanin deri tani.
"Pjesa tjetër e tyre i janë drejtuar gjykatës dhe gjykata vendosi që ata të mund të qëndrojnë në vend. Megjithatë, kryeministri ynë ka dhënë udhëzime për të ndjekur këtë çështje", tha ai, duke shtuar se procedura për deportimin e të tjerëve është duke vazhduar.
"Përpjekjet tona për transferimin e shkollave të lidhura me FETO-n në Turqi po vazhdon," shtoi ai.
Nën udhëheqje të Fetullah Gylen që qëndron në SHBA, FETO akuzohet për organizimin e tentativës për grusht shteti më 15 korrik, ku pas vetes la 249 dëshmorë dhe rreth 2.200 të plagosur.