Gamze Türkoğlu Oğuz
12 Korrik 2017•Përditësim: 12 Korrik 2017
ANKARA (AA) - Shtatë ndjekës të presidentit amerikan Donald Trump në rrjetin social Twitter kanë hapur padi ndaj tij për bllokim në këtë platformë sociale, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në BBC dhe CNN, bëhet e ditur se padia është hapur nga Instituti Kushtetues Kalorës, i cili avokon lirinë e shprehjes në Universitetin Columbia, dhe shtatë persona të tjerë.
Në padi thuhet se bllokimi nga Trump apo ndihmësit e tij i shtatë ndjekësve të cilët janë kundërpërgjigjur ose kanë shkruar komente kritikuese ndaj tweetave të presidentit Trump është në kundërshtim me nenin e kushtetutës që ka të bëjë me lirinë e shprehjes.
Emri i zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer dhe drejtuesit të medias sociale Daniel Scavino janë ndihmësit e Trumpit që janë akuzuar për bllokimin e ndjekësve të tij në Twitter.
Ndryshe, llogaria e Donald Trump në Twitter ka 33,7 milionë ndjekës.