Bota

Përleshje në Xhamu Kashmir, vriten dy kryengritës

Zyrtarët njoftuan se në Pulwama ka ndodhur përleshje mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve, pasi forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën

Muhammet Nazım Taşcı   | 02.06.2020
Përleshje në Xhamu Kashmir, vriten dy kryengritës

Ankara

Të paktën dy kryengritës janë vrarë si pasojë e përleshjes mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve pro-pavarësisë në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës "The Indian Express", zyrtarët njoftuan se në Pulwama ka ndodhur përleshje mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve, pasi forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën.

Zyrtarët njoftuan se kanë humbur jetën dy kryengritës dhe se operacioni në rajon ka përfunduar.

Edhe dje, në rajonin Kulgam, dy kryengritës kishin humbur jetën si pasojë e përleshjes me forcat e sigurisë.

- Në shtetin Chhattisgarh vritet një rebel maoist

Ndërkohë, në shtetin Chhattisgarh është vrarë një rebel maoist në përleshjen mes rebelëve dhe forcave të sigurisë. Sipas zyrtarëve operacioni në rajon vazhdon.

Në një përleshje në rajonin Sukma të shtetit Chhattisgarh më 22 mars, ishin vrarë 17 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Rebelët maoistë të frymëzuar nga lideri revolucionar i Kinës, Mao Zedong, që nga viti 1967 zhvillojnë aktivitete të armatosura në Indi. Ata pretendojnë se përleshen për shkak se të varfrit duhet të kenë më shumë të drejta.

Sipas të dhënave të Portalit të Terrorizmit në Azinë Jugore, në përleshjet mes forcave të sigurisë dhe rebelëve maoistë që nga viti 1999 kanë humbur jetën mbi 14.000 persona prej të cilëve 8.000 civilë.

- Heqja e statusit të veçantë të Xhamu Kashmirit

India më 5 gusht të vitit të kaluar duke anuluar nenin 370 kushtetues që i njeh Kashmirit statusin e veçantë për më shumë se gjysmë shekulli, eliminoi strukturën me status të veçantë të rajonit dhe e ndau Xhamu dhe Kashmirin në territorin e dy njësive.

Pas vendimit, forcat indiane të sigurisë në Xhamu Kashmir intensifikuan operacionet e rendit dhe presionet mbi popullatën, ndërprenë linjat e komunikimit si dhe arrestuan drejtuesit dhe anëtarët e të gjitha partive lokale në rajon.

Që nga viti 1947, kur India fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe, Xhamu Kashmiri ishte në një pozitë të privilegjuar të miratonte ligjet e veta. Ky status i veçantë përfshinte edhe ligjin e shtetësisë, i cili nuk lejonte që të huajt të vendoseshin dhe të përfitonin pronë në rajon.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın