Cüneyt Karadağ
22 Gusht 2020•Përditësim: 23 Gusht 2020
Në Gjermani ka filluar trajtimi i aktivistit opozitar rus Alexey Navalny, i cili ishte shtruar në spital në Rusi nën dyshimin për "helmim toksik", raporton Anadolu Agency (AA).
Në Gjermani ka filluar trajtimi i aktivistit opozitar rus Alexey Navalny, i cili ishte shtruar në spital në Rusi nën dyshimin për "helmim toksik". Një aeroplan ambulant privat që transportoi aktivistin rus u ul në seksionin ushtarak të Aeroportit Tegel në kryeqytetin gjerman Berlin në mëngjes. ( Abdulhamid Hoşbaş - Anadolu Agency )
Një aeroplan ambulant privat që transportoi aktivistin rus u ul në seksionin ushtarak të Aeroportit Tegel në kryeqytetin gjerman Berlin në mëngjes.
Navalny u soll në Spitalin Charite të Berlinit nën masa të rrepta sigurie pas ekzaminimeve të para të kryera në aeroplan në aeroport.
Navalny u përkeqësua gjatë një fluturimi drejt Moskës nga qyteti Tomsk i Rusisë më 20 gusht, me çka avioni u ul në qytetin Omsk.
Sipas pohimeve, Navalny, i cili ishte shtruar në spital në Omsk, ishte helmuar me një substancë të përzier në çajin e tij.