Bota

Opozitari rus Navalny lirohet nga burgu

Më 25 korrik, gjykata në Moskë shqiptoi dënim me burgim 30-ditor për Navalnyn me arsyetimin se ka shkelur rregullat e organizimit të protestave

Dmitri Chirciu   | 23.08.2019
Opozitari rus Navalny lirohet nga burgu

Moskë

Aktivisti opozitar dhe themeluesi i "Fondit Kundër Korrupsionit" në Rusi, Alexey Navalniy, ka përfunduar dënimin me 30 ditë burg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh, tha në në Twitter se Navalny ka përfunduar dënimin e tij dhe ka dalë nga burgu.

Në seancën e mbajtur më 25 korrik, gjykata në Moskë shqiptoi dënim me burgim 30-ditor për Navalnyn me arsyetimin se ka shkelur rregullat e organizimit të protestave.

Navalny kishte bërë thirrje për protesta para ndërtesës së Bashkisë së Moskës pas anulimit të kandidaturave të kandidatëve të pavarur për zgjedhjet për këshillin e qytetit.

Navalny ka kërkuar edhe një hetim nga Komitetin Hetimor i Rusisë për mundësinë që ai të ketë qenë viktimë e një helmimi, pasi gjatë kohës në burg u shtrua në spital për shkak të ënjtjes së fytyrës dhe skuqjeve në lëkurë si pasojë e një alergjie të fortë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın