Kasım İleri
03 Shtator 2021•Përditësim: 03 Shtator 2021
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), John Kirby, ka deklaruar se operacioni ushtarak i SHBA-së në Afganistan ka përfunduar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kirby në një konferencë ditore për shtyp bëri një vlerësim lidhur me tërheqjen nga Afganistani. "Shpenzuam gjak dhe një thesar që Afganistani të mos bëhet përsëri një strehë e sigurt (për grupet terroriste) dhe në këtë proces ndihmuam në formimin e aftësive dhe kompetencave të forcave afgane në terren, por askush nuk mund ta parashikonte se ata nuk do të mund të luftonin", deklaroi Kirby.
Ndaj pyetjes nëse do të mbështesin apo jo në Panjshir grupet kundër talebanëve në konfliktet mes grupeve lokale dhe talebanëve në provincën Panjshir, Kirby u përgjigj se operacioni ushtarak i SHBA-së në Afganistan ka përfunduar, duke lënë të nënkuptohet se nuk do të ndërhyjnë në konfliktet këtu.