Ali Kemal Akan
20 Shkurt 2018•Përditësim: 20 Shkurt 2018
ANKARA (AA) - Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë neutralizuar në total 1.715 terroristë të YPG/PKK-DEASH që nga fillimi i operacionit "Dega e Ullirit" në rajonin kufitar sirian Afrin, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke ka njoftuar se forcat turke në 24 orët e fundit kanë vazhduar me shkatërrimin e bastioneve terroriste. Në deklaratë thuhet se operacioni po rrjedhë sipas planit.
Operacioni në Afrin filloi më 20 janar, në përputhje me të drejtat e Turqisë në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato në lidhje me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014).
Turqia gjithashtu i referohet nenit 51 të marrëveshjes së OKB-së, ose "të drejtës për vetëmbrojtje". Operacioni zhvillohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.
- TSK dhe ULS çlirojnë nga terroristët fshatin e 60-të
Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) kanë çliruar nga terroristët fshatin Akanli në veri të Afrinit në Siri.
TSK dhe ULS sot çliruan nga terroristët e YPG/PKK-DEASH-it fshatin Akanli, i cili ndodhet pranë qytezës Bulbul në veri të Afrinit.
Që nga orët e mëngjesit e deri më tani, forcat turke dhe ULS kanë pastruar edhe fshatrat Mervane dhe Heygece dhe vendbanimin rural Kalki pranë qytezës Xhinderes në jugperëndim të Afrinit, fshatrat Hayyam, Surain dhe Çarkanli pranë qytezës Bulbul dhe fshatrat Zeytinak dhe Arpaviran si dhe një vendbanimin rural Xhemilije pranë qytezës Sheran.
Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS deri më tani kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 88 pika, përfshirë një qendër qyteze, 60 fshatra, 6 vendbanime rurale dhe 20 male ose kodra strategjike dhe një bazë të YPG/PKK-së në pesë qyteza të Afrinit.
Më 20 janar, TSK nisi operacionin "Dega e Ullirit" në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë për të larguar terroristët e YPG/PKK-DEASH-it.
Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.