Sefa Şahin
22 shkurt 2018•Përditësim: 23 shkurt 2018
ANKARA (AA) – Forcat e Armatosura Turke (TSK) njoftojnë se që nga fillimi i operacionit "Dega e Ullirit" e deri më tani në Afrin të Sirisë, janë neutralizuar gjithsej në 1.829 terroristë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se vazhdojnë operacionet ajrore dhe tokësore për neutralizimin e terrorisëtve anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD dhe DEASH.
Në deklaratë theksohet se që nga fillimi i operacionit e deri tani janë neutralizuar 1.829 terrositë.
- TSK dhe ULS pastrojnë nga terroristët disa fshatra në Afrin
Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) kanë pastruar edhe tri fshatra nga terroristët në Afrin në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat turke dhe ULS çliruan nga terroristët e YPG/PKK-DEASH-it fshatrat Zehra, Korgan i Poshtëm dhe Korgan i Epërm pranë qytezës Shejh Hadid në perëndim të Afrinit.
Më herët gjatë ditës u pastruan edhe fshatrat Tell Dilur, Mikdad, Ali Raxhu, Sari Ushagi dhe Rahmanli.
Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 99 pika, përfshirë një qendër qyteze, 71 fshatra, gjashtë vendbanime rurale dhe 20 male ose kodra strategjike dhe një bazë të YPG/PKK-së në pesë qyteza të Afrinit.
Më 20 janar, TSK nisi operacionin "Dega e Ullirit" në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë për të larguar terroristët e YPG/PKK-DEASH-it.
Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.