Ömer Tuğrul Çam
12 nëntor 2020•Përditësim: 13 nëntor 2020
Institucioni i Ombudsmanit të Bashkimit Evropian ka filluar hetim ndaj Agjencisë së Kufirit dhe Rojës Bregdetare të BE-së (Frontex) pas lajmeve se ajo ka mbështetur Greqinë në kthimin prapa të refugjatëve në det të hapur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga institucioni thuhet se Ombudsmanja e BE-së, Emily O'Reilly do të hetojë se si i trajton Frontex akuzat për shkeljet e të drejtave themelore.
Ajo do të vlerësojë transparencën dhe afektivitetin e mekanizmit për pranimin e ankesave që është formuar më parë brenda Frontex-it, rolin dhe pavarësinë e punonjësve të Frontex-it që merren me të drejtat themelore.
O'Reilly po ashtu duke kontaktuar me anëtarët e Rrjetit të Ombudsmanëve Evropianë (ENO) ka kërkuar informacione nëse i kanë ardhur apo jo ankesa lidhur me operacionet e Frontex-it.
Në hulumtimin e publikuar muajin e kaluar të revistës gjermane "Der Spiegel", ishte theksuar se roja bregdetare e Greqisë ka kthyer prapa refugjatët në det të hapur në mënyrë që të mos mbërrijnë në Greqi dhe që në këtë operacion ka marrë pjesë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar edhe Frontex.
Ishte bërë e ditur se një avion i përdorur nga Frontex ka ndaluar refugjatët dhe se pamjet e kamerës në avion janë transmetuar drejtpërdrejt në qendrën e përgjithshme të Frontex-it por që në rajonin në fjalë Frontex nuk ka dërguar ndihmë për shpëtimin e refugjatëve.
Pavarësisht se "Der Spiegel" dhe institucione tjera të medias kanë dokumentuar plotësisht shumicën e kthimeve prapa me detyrim, qeveria greke mohon se ka kthyer prapa me detyrim refugjatët drejt Turqisë.
Ndërsa Frontex njofton se ka filluar hetim pas lajmeve se ka ndihmuar Greqinë për kthimin me detyrim të refugjatëve në Egje dhe kishte pretenduar se nuk kanë rastisur ende ndonjë gjetje në cilësinë për të provuar "kthimin prapa".