AP
17 Janar 2016•Përditësim: 17 Janar 2016
BAGDAD (AA) - Një raport i Kombeve të Bashkuara i publikuar të shtunën thotë se beteja për qytetin Ramadi ka shkatërruar ose dëmtuar 4,500 ndërtesa, raporton Anadolu Agency.
Sipas raportit të dhënat janë mbledhur nëpërmjet imazheve satelitore duke i krahasuar ato të korrikut të vitit 2014 me ato të dhjetorit të vitit të kaluar, të cilat dëshmojnë se rreth 1.500 ndërtesa janë shkatërruar plotësisht.
Pas disa muajsh përleshje me forcat qeveritare, DAESH-i pushtoi kryeqytetin e provincës Anbar, Ramadin, por bombardimet ajrore të koalicionit ndihmuan forcat qeveritare të cilat muajin e kaluar rimorrën kontrollin mbi pjesën perëndimore dhe qendrore të qytetit.
Zëvendës përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara për Irakun, Lise Grande, tha se niveli i shkatërimeve ngrit shqetësimin për riparimin e dëmeve në Ramadi të cilat sipas saj janë të pakrahasueshme me shkatërrimet në qytetet tjera të cilat janë rimarrë nga DAESH-i.