OKB: Mbi 4 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina
Agjencia e OKB-së për Refugjatët tha se më shumë se 4 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina pas invazionit rus, një moment historik i ri në krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

Gjenevë
Agjencia e OKB-së për Refugjatët njoftoi se më shumë se 4 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina pas invazionit rus, një moment historik i ri në krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët tha se gjurmimi i fluksit të refugjatëve nëpër botë tregon se 4.01 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina. Prej tyre, 2.3 milionë kanë hyrë në Poloni.
Punonjësit e ndihmave thonë se fluksi është ulur ditët e fundit pasi shumë njerëz presin zhvillimet e luftës. Rreth 6.5 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre brenda Ukrainës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.