Betül Yürük
08 Mars 2016•Përditësim: 09 Mars 2016
GJENEVË (AA) - Komisioneri i Lartë për Refugjatët pranë OKB-së (UNHCR) ka kritikuar Bashkimin Europian i cili planifikon kthimin e refugjatëve drejt Turqisë në rast të arritjes së një marrëveshjeje të mundshme me këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Një nga zëdhënësit e UNHCR-së, William Spindler, në një deklaratë për gazetarin e AA duke thënë se Turqia momentalisht ka strehuar rreth 3 milionë refugjatë në vazhdim ka shtuar: "Jemi të shqetësuar për marrëveshjen që parashikon dërgimin në masë të refugjatëve nga BE-ja drejt Turqisë".
"Mendoj që dërgimi i më shumë refugjatëve dretj Turqisë nuk është një mendim i mirë. Në vend të këtij veprimi, refugjatët mund të dërgoheshin në mënyrë të barabartë edhe në vende të tjera si SHBA-ja, vendet arabe, Australi, etj" - ka shtuar Spindler.