Bota

OKB dërgon 89 maunë me ndihma në Idlib

Maunët e ngarkuar me furnizime hynë në Siri përmes portës kufitare Cilvegozu në provincën jugore të Turqisë, Hatay në kufi me Idlib

Sena Güler  | 18.05.2020 - Përdıtësım : 18.05.2020
OKB dërgon 89 maunë me ndihma në Idlib

Ankara

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka dërguar sot 89 maunë me ndihma humanitare në Idlib, një provincë veriperëndimore sriane ku miliona persona kanë nevojë urgjente për ndihmë, raporton Anadolu Agency (AA).

Maunët e ngarkuar me furnizime hynë në Siri përmes portës kufitare Cilvegozu në provincën jugore të Turqisë, Hatay në kufi me Idlib.

Ndihma do të shpërndahet për njerëzit në nevojë në Idlib dhe zonat rurale.

Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit shtypi protestën prodemokracisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın