Cem Genco
12 Qershor 2019•Përditësim: 13 Qershor 2019
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë dërguar 32 maunë me ndihma humanitare për popullin në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Maunët me ndihma kanë kaluar përmes vendkalimit kufitar Cilvegozu, në distriktin Reyhanli, në provincën turke Hatay.
Ndihma është dedikuar për popullin në Idlib dhe periferinë e tij.
Kujtojmë se OKB-ja dje dërgoi 33 maunë me ndihma.