Bota

OKB dërgon 26 maune me ndihma në Idlib

Maunet me furnizime hynë në qytetin sirian përmes kalimit kufitar Cilvegozu të provincës jugore Hatay të Turqisë

Dilara Hamit  | 23.09.2020 - Përdıtësım : 24.09.2020
OKB dërgon 26 maune me ndihma në Idlib

Ankara

OKB-ja sot ka dërguar gjithsej 26 maune me ndihma humanitare për njerëzit në nevojë në qytetin Idlib të Sirisë veriperëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).

Maunet me furnizime hynë në qytetin sirian përmes kalimit kufitar Cilvegozu të provincës jugore Hatay të Turqisë.

Ndihma do të shpërndahet midis banorëve të Idlibit dhe zonave rurale përreth.

Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi i Asadit goditi protestuesit pro-demokracisë.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın