Sena Güler
18 Maj 2020•Përditësim: 18 Maj 2020
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka dërguar sot 89 maunë me ndihma humanitare në Idlib, një provincë veriperëndimore sriane ku miliona persona kanë nevojë urgjente për ndihmë, raporton Anadolu Agency (AA).
Maunët e ngarkuar me furnizime hynë në Siri përmes portës kufitare Cilvegozu në provincën jugore të Turqisë, Hatay në kufi me Idlib.
Ndihma do të shpërndahet për njerëzit në nevojë në Idlib dhe zonat rurale.
Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit shtypi protestën prodemokracisë.