Michael Hernandez
13 Shtator 2016•Përditësim: 13 Shtator 2016
WASHINGTON (AA) – Presidenti amerikan Barack Obama u ka dërguar "urime të ngrohta muslimanëve në mbarë botën" të cilët të hënën filluan kremtimin e festës së madhe të Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).
Obama në urimin e tij tha se "kremtimi i festës është një mënyrë ku feja mund të tejkalojë dallimet apo kufijtë dhe të na bashkojë nën flamurin e unitetit dhe dashurisë".
Ai theksoi se festa e këtij viti është edhe një përkujtim për miliona refugjatë në mbarë botën "të cilët po e kalojnë këtë festë të shenjtë të ndarë nga familjet e tyre, të pasigurt për të ardhmen e tyre, por ende me shpresë për një të nesërme më të mirë".