01 Tetor 2017•Përditësim: 02 Tetor 2017
LAS VEGAS (AA) – Ish-lojtari i futbollit amerikan O.J Simpson është liruar përkohësisht pasi vuajti nëntë vite burg për shkak të një grabitje me armë, konfirmuan nga burgu në Carson City, në shtetin federal amerikan Nevada, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtatëdhjetë vjeçari gjatë pesë viteve të ardhshme do të jetë nën vëzhgim dhe do të jetojë në Florida, tha zëdhënësja e burgut.
Simpson në vitin 1995 u lirua për vrasjen e bashkëshortes Nicole Brown Simpson dhe mikut të saj Ronald Golsman gjë që e shokoi opinionin amerikan, por në burg përfundoi 12 vite më vonë për plaçkitje me armë.
Atij në korrik të këtij viti iu aprovua lirimi i përkohshëm. Gjykata vendimin e arsyetoi me atë se Simpson ka respektuar të gjitha rregullat e burgut, se më herët nuk është dënuar dhe nuk paraqet kërcënim minimal të sigurisë.