Zeynep Tüfekçi Gülay
15 Janar 2025•Përditësim: 15 Janar 2025
Në sulmet që ushtria izraelite kreu në pjesët qendrore dhe veriore të Rripit të Gazës humbën jetën 13 persona, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, avionë luftarakë izraelitë bombarduan shkollën Al-Farabi në lagjen Yarmouk në qytetin e Gazës në të cilën ishin strehuar palestinezë të zhvendosur.
Në sulm humbën jetën 7 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.
Ushtria izraelite goditi edhe kampin e refugjatëve Nuseirat që ndodhet në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Në sulm humbën jetën 6 persona si dhe u plagosën 7 të tjerë.