Esat Fırat
07 Gusht 2019•Përditësim: 08 Gusht 2019
Një grup prej 154 hebrenjëve radikal të shoqëruar nga policia kanë hyrë në Al-Aksa, në Kudsin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Administratës së Vakëfeve në Kuds, Firas Dibs ka thënë se hebrenjtë radikal dhe policët në Al-Aksa kanë hyrë përmes Derës Marokene.
Dibs ka thënë se policia izraelite pranë njërës prej hyrjeve të Al-Aksës ka arrestuar Muhamed Idris, rojën e Al-Aksës, i cili është rrahur pak para se hebrenjtë radikal të hynin në Al-Aksa.
Radikalët hebrenjë shpesh në përcjellje të policisë hynë në Al-Aksa, e cila shkakton rritje të tensioneve në mes palestinezëve dhe policisë izraelite.