Elvir Hociç
13 Gusht 2017•Përditësim: 14 Gusht 2017
SOCHACZEW (AA) – Ta apasionuarit pas modelit “126” të Fiatit, në festivalin e 14-të kushtuar këtij automobili në Poloni, tentuan të thyejnë rekordin e Guinnesit, shkruan Anadolu Agency (AA).
Festivali që mbahet në Sochaczew, bëri që rrugët e ngushta të qytetit, të vërshohen nga pronarët të cilët kishin ardhur me veturat e tyre nga pjesët më të ndyshme të Evropës.
Organizatori tha se auto-kolona e cila defiloi në qytet, ishte përbërë nga 417 vetura të modelit dikur shumë të popullarizuar, ndërkohë që komisioni i themeluar, do të duhet të përcaktojë nësë vallë bëhet fjalë për një rekord Guinnes.
Përkundër marketingut të mirë që kishte, modeli 126 i Fiatit, asnjëherë nuk arriti famën e paraardhësit të tij, modelit Fiat 500.
Sipas vlerësimeve, në Itali, Poloni dhe në ish Jugosllavi janë prodhuar gjithsej rreth pesë milionë vetura, model ky që akoma pushton zemrat e të apasionuarve pas këtij “old tajmeri”.