Bota

Në Japoni ndërroi jetë burri më i vjetër në botë

Nga Libri Guinness i Rekordeve vërtetuan se Nonaka, i lindur në vitin 1905, ishte burri më i vjetër në botë

Rıyaz Khalıq  | 21.01.2019 - Përdıtësım : 22.01.2019
Në Japoni ndërroi jetë burri më i vjetër në botë

Ankara

ANKARA (AA) - Burri më i vjetër në botë, Masazo Nonaka, ka ndërruar jetë në Japoni në moshën 113 vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Libri Guinness i Rekordeve vërtetuan se Nonaka, i lindur në vitin 1905, ishte burri më i vjetër në botë, njoftoi të hënën gazeta “Japan Today”.

Erika Ogawa, zëvendëspresidente për Japoninë në Librin Guinness të Rekordeve, i dorëzoi Nonaka-s certifikatën zyrtare në prill të vitit 2018.

Japonezi i ndjerë vitin e kaluar u bë burri më i vjetër në botë, pas vdekjes së spanjollit Francisco Nunez Olivera.

Ndryshe, baba i pesë fëmijëve, Nonaka u martua në vitin 1931. Ka pasur gjashtë vëllezër dhe një motër.

Ai ka udhëhequr një hotel terminal në vendlindjen e tij, ndërsa kur doli në pension është kënaqur duke shikuar mundjet sumo dhe të hajë ëmbëlsira.

Sipas Librit Guinness të Rekordeve, francezja Jeanne Louise Calment ishte personi më i vjetër në botë deri në vitin 1997, kur ndërroi jetë në moshën 122 vjeçare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın