Bota

Në Idlib të Sirisë janë rreth 1.2 milionë jetimë

"Ne kemi jetimore për djem dhe vajza në (qytetin sirian) Jarabulus, ku jetimët tanë janë strehuar, arsimuar", tha kreu i organizatës joqeveritare turke, "Fondacioni Jetimi", Murat Yilmaz

Gökhan Ergöçün  | 12.05.2021 - Përdıtësım : 12.05.2021
Në Idlib të Sirisë janë rreth 1.2 milionë jetimë

Stamboll

Ka rreth 1.2 milionë jetimë në provincën veriore siriane të Idlibit që kanë nevojë për mbështetje të madhe, tha kreu i organizatës joqeveritare turke, "Fondacioni Jetimi", raporton Anadolu Agency (AA).

"Nëse nënat e jetimëve janë gjallë, ata i përqafojnë këta fëmijë, por nëse jo, atëherë janë të afërmit e tyre më të ngushtë si hallat, xhaxhallarët dhe gjyshërit. Por, për fëmijët që janë privuar nga një mbështetje e tillë, ka jetimore", tha Murat Yilmaz për AA.

Yilmaz nënvizoi se nevojat e këtyre jetimoreve janë të mëdha - agjencitë e ndihmave bëjnë përpjekje për të përmbushur shpenzimet e ushqimit, veshjeve, artikujve të shkrimit, shëndetit dhe akomodimit të fëmijëve (siç janë ngrohja).

Ai theksoi se ka dhjetëra jetimore në Idlib. Duke kujtuar se ekziston një mjedis lufte 10-vjeçar në Siri, ai tha se fondacioni i tij ka qenë aktiv në vend që nga viti 2017.

"Seriozisht, vëllezërit dhe motrat tona kanë lëvizur në veri të vendit drejt kufirit turk për shumë vite", tha ai.

Yilmaz tha se fondacioni i tij përpiqet të mbështesë refugjatët sirianë si në Turqi dhe në këtë rajon.

"Si Fondacioni Jetimi, ne gjithashtu punojmë për strehimin e fëmijëve në rajon. Ne kemi jetimore për djem dhe vajza në (qytetin sirian) Jarabulus, ku jetimët tanë janë strehuar, arsimuar. Dhe sigurisht, lufta do të thotë dhimbje e madhe, trauma dhe vuajtje të mëdha", tha ai.

Yilmaz vuri në dukje se fondacioni gjithashtu jep kontribut serioz për fëmijët në aspektin psiko-shoqëror.

Ndihmë më e gjerë

Duke thënë se fondacioni po ashtu ka një qendër të shërbimit social në rajonin Babiska të Idlibit, ai theksoi: "Kjo qendër e shërbimit social është vendi i vetëm që ndodhet midis çadrave dhe shtëpive të briketave, ku jetojnë 10 mijë njerëz.

"Dhe në këtë vend, ne ofrojmë arsim dhe aftësim profesional për të dy jetimoret dhe jetimët tanë. Ne kemi klube sportive për fëmijët tanë, dhe po ashtu sigurojmë informacione në lidhje me artet pamore", tha Yilmaz.

Ai shtoi se nuk është e mundur të plotësohen të gjitha këto nevoja të gjera nga disa institucione dhe ekziston nevoja për ndihmë dhe mbështetje më të gjerë.

Derisa konflikti midis regjimit të Bashar al-Asadit dhe sirianëve vazhdon, qindra mijëra njerëz kanë vdekur dhe miliona janë zhvendosur. Aktualisht, 4.3 milionë sirianë jetojnë në Idlib.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın