Ayşe Doğru
06 Janar 2022•Përditësim: 06 Janar 2022
Në Filipine janë ndaluar martesat me të mitur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportuan se, sipas një ligji të ri të nënshkruar nga presidenti Rodrigo Duterte, martesat e personave nën moshën 18-vjeç nuk do të lejohen.
Në dekret thuhet se autoritetet filipinase i konsiderojnë martesat me të mitur si abuzive sepse cenojnë vlerat dhe dinjitetin e fëmijëve dhe se ata që martohen ose jetojnë me të mitur do të dënohen me 12 vjet burg dhe gjobë prej 40.000 pesos filipinase (rreth 690 euro). .
Nga ana tjetër, disa komuniteteve lokale në të cilat martesat me të mitur janë të përhapura do t'u lejohet një periudhë tranzicioni njëvjeçare.