Bedrudin Brlyavac
19 Maj 2017•Përditësim: 20 Maj 2017
KANË (AA) - Në edicionin e 70-të të Festivalit të Filmit në Kanë, të enjten në mbrëmje u mbajt premiera e filmit "Nelyubov" (pa dashuri), të regjisorit rus Andrej Zvjagincev, raporton Anadolu Agency (AA).
Premierën e mbrëmshme e kanë ndjekur një numër i madh i personaliteteve nga bota e filmit, muzikës, artit dhe sportit.
Në tepetin e kuq mes tjerash kaluan Uma Thurman, modelja braziliane Adriana Lima, modelja çeke Petra Nemcova, aktorja indiane Deepika Padukone, aktorja franceze Jeanne Balibar dhe regjisori francez Mathieu Amalric.
Rikujtojmë se nën masa të rrepta të sigurisë të mërkurën u shfaq filmi "Ismael's Ghosts i regjisorit francez Arnaud Desplechin, me çka dhe zyrtarisht filloi Festivali i Filmit në Kanë.
Qyteti është zbukuruar me posterë dhe janë vendosur bina në të cilat do të mbahen aktivitete, në një nga festivalet më prestigjioze të filmit në botë, i cili do të zgjasë deri më 28 maj.
Në jurinë e festivalit të këtij viti është dhe regjisorja gjermane Maren Ade, aktorja amerikane Jessica Chastain, kinezja Fan Bingbing, aktorja franceze, skenaristja dhe këngëtarja Agnes Jaoui, pastaj regjisori i Koresë së Jugut Park Chan-ëook, aktori Will Smith, regjisori italian Paolo Sorrentino dhe kompozitori francez Gabriel Yared.
Për çmimin prestigjioz Palme d'Or konkurrojnë 18 filma, ndër të cilat është dhe "The Meyerowitz Stories" të regjisorit amerikan Noah Baumbach, "Loveless" të regjisorit rus Andrei Zvyagintsev, "Okja", të regjisorit Bong Joon-ho, "120 beats per minute" të Robin Campillo si dhe "You Were Never Really Here" të Lynne Ramsay.
Gjatë festivalit janë ndaluar fluturimet mbi qytet, kurse nëpër rrugën më të ngarkuar Croisette janë vendosur rreth 400 vazo betoni si masë parandaluese të ndonjë sulmi me anë të automjeteve.
Gjatë festivalit janë angazhuar rreth 700 pjesëtarë të sigurisë dhe për herë të parë policët lokalë kanë marrë armë.