Alaa Mohamed Aboueleinin Aly,Said İbicioğlu
27 Shtator 2020•Përditësim: 28 Shtator 2020
Në brigjet e Libisë 15 emigrantë të parregullt humbën jetën si pasojë e përmbytjes së gomoneve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) thuhet se Roja bregdetare e Libisë filloi operacion për të shpëtuar 120 emigrantë nga gomonet e përmbytura.
Në kuadër të kësaj u shpëtuan 105 emigrantë të parregullt ndërsa 15 prej tyre humbën jetën.
Emigranët e shpëtuar u rikthyen sërish në Libi.
Vitet e fundit Libia është bërë një pikë e rëndësishme për kalimet në Evropë nga emigranët e parregullt afrikanë që largohen nga varfëria dhe konfliktet.