Michael Hernandez
12 Shtator 2019•Përditësim: 13 Shtator 2019
Autoritetet në Bahame të mërkurën theksuan se afër 2.500 persona janë të regjistruar si të zhdukur pas goditjes shkatërruese të uraganit Dorian, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kjo shifër zyrtare u njoftua nga zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave, Carl Smith gjatë një konference për media.
Smith paralajmëroi se lista është ende duke u përfunduar dhe duhet të kontrollohen regjistrat qeveritar të individëve që janë strehuar në strehimore dhe njerëz të tjerë që janë evakuuar.
Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë më shumë se një javë pasi uragani Dorian arriti në Bahame të dielën e kaluar.
Dorian arriti rekordin për erërat më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë në reshjet në Atlantik, duke u barazuar me uraganin e "Ditës së Punës" në vitin 1935.
Numri zyrtar i vdekjeve është rritur në këtë kohë në 50 persona, por autoritetet kanë paralajmëruar se numri ka të ngjarë të rritet ndjeshëm derisa punëtorët bëjnë rrugën e tyre nëpër gërmadha.