08 shtator 2017•Përditësim: 08 shtator 2017
MEXICO CITY (AA) - Një tërmet me magnitudë 8 ballë ka ndodhur në pjesën jugore të Meksikës, raporton Anadolu Ageny (AA).
Qendra e Kërkimit Gjeologjik të SHBA-ve (USGS) ka njoftuar se tërmeti me qendër 123 km në jugperëndim të qytetit Pijijiapan është regjistruar në një thellësi 33 km.
Qendra Paralajmëruese e Cunamit në Paqësor, ka paralajmëruar se pas tërmetit mund të shkaktohet cunami në rajonin i cili përfshin Meksikën, Hondurasin, Ekuadorin, Guatemalën, Nikaraguan dhe Panamanë.
Tërmeti i cili është ndierë edhe në kryeqytetin Meksiko ka shkaktuar frikë mes popullatës. Bëhet e ditur se banorët e kryeqytetit nën panik janë dergjur rrugëve duke braktisur shtëpitë.
Ndërsa ende nuk është bërë ndonjë deklaratë nëse ka viktima apo dëmtime materiale.