Bota

Një tërmet prej 6,7 ballë godet ishujt Fixhi

Një tërmet me fuqi prej 6,7 ballë sipas shkallës së Rihterit ka ndodhur 283 kilometra në lindje të kryeqytetit të Fixhit, Suva, që ndodhet në Paqësorin Jugor

Recep Şakar  | 19.11.2018 - Përdıtësım : 20.11.2018
Një tërmet prej 6,7 ballë godet ishujt Fixhi

Melbourne

MELBOURNE (AA) – Një tërmet me fuqi prej 6,7 ballë sipas shkallës së Rihterit ka ndodhur 283 kilometra në lindje të kryeqytetit të Fixhit, Suva, që ndodhet në Paqësorin Jugor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Qendrës për Hulumtime Gjeologjike të SHBA-ve (USGS) tërmeti është regjistruar 534 kilometra nën bazën detare dhe nuk ka shkaktuar dëme materiale.

Qendra për Paralajmërimë për Cunami në Paqësor ka njoftuar se nuk ka rrezik për cunami.

Në muajin gusht 280 kilometra në verilindje të Ishullit Ndoi dhe 560 kilometra nën bazën detare ishte regjistruar një tërmet me fuqi prej 8,2 ballësh sipas shkallës së Rihterit, ndërkaq nuk ka patur viktima në njerëz apo dëme materiale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın