Burak Dağ
30 Korrik 2020•Përditësim: 30 Korrik 2020
Një tërmet me fuqi prej 5.8 ballë goditi sot në mëngjes Japoninë, njoftoi agjencia meteorologjike e vendit, transmeton Anadolu Agency(AA).
Epiqendra e tërmetit ka qenë në ishullin e shkretë Tori-shima, që ndodhet në juglindje të vendit dhe ndodhi 60 kilometra nën sipërfaqe.
Agjencia nuk lëshoi alarm për cunami.