Mahmut Atanur
05 Gusht 2020•Përditësim: 05 Gusht 2020
Një tërmet me fuqi prej 5.5 ballë sipas Rihterit goditi provincën indoneziane Nusa Tenggara Lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra nacionale për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë (BMKG) njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar 24 kilometra në juglindje të vendit Sumba Barat Daya, në thellësi prej 10 kilometrave.
Dridhja e tokës është ndjerë edhe në rajonet Bima, Tambolaka, Waingapu dhe Waitabula.
Ende nuk ka informacione për viktima dhe dëme materiale.