Hasan Tosun
25 Prill 2016•Përditësim: 25 Prill 2016
VJENË (AA) – Rajonin e krahinës federale austriake Austria e Poshtme sot e ka goditur një tërmet me fuqi prej 4.1 ballë sipas Rihterit, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra për Gjeologji dhe Meteorologji e Austrisë njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar në Alland.
Dridhja pesë sekondëshe në Austrinë e Poshtme filloi në orën 12:27 sipas kohës lokale, ndërsa deri më tani nuk ka informacione për pasoja në njerëz apo dëme materiale. Tërmetin e kanë ndjerë edhe banorët e kryeqendrës austriake, Vjenë, e cila gjendet në distancë prej 18 kilometrave nga Allanda.