Ekip
28 Maj 2018•Përditësim: 29 Maj 2018
PEKIN (AA) – Një tërmet me fuqi mesatare ka goditur sot në mëngjes pjesën verilindore të Kinës, por nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti që dridhi tokën në Songyuan, në provincën Jilin, ishte 5.7 ballë me një thellësi prej 12 kilometrave, bëri të ditur qendra kineze për ndjekjen e tërmeteve.
Si pasojë e dridhjes së tokës shumë banorë të Songyan braktisën shtëpitë e tyre, ndërsa mediat raportojnë se ekipe shpëtimi menjëherë kanë dalë në terren, por nuk ka pasur lajmërime për të lënduar apo dëme materiale.
Agjencia e lajmeve Xinhua lajmëroi se gjatë tërmetit nuk është dëmtuar rrjeti elektrik, por është ndërprerë telefonia celulare.
Gjatë tërmetit i cili në vitin 1976 goditi qytetin Tangshan në verilindje të Kinës humbën jetën rreth 250.000 persona.