Gamze Türkoğlu Oğuz,Canberk Yüksel
25 Prill 2017•Përditësim: 25 Prill 2017
NEW YORK (AA) - Një tërmet prej 6.9 ballësh sipas shkallës së Rihterit ka goditur Kilin, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra Amerikane e Hulumtimeve Gjeologjike ka njoftuar se tërmeti me intensitet prej 6.9 ballësh ka ndodhur në largësi prej 39 kilometra në ujërat e qytetit bregdetar Valparaiso në thellësi prej 25 kilometrash.
Tërmeti është ndier edhe në kryeqytetin Santiago që ndodhet 102 kilometra larg Valparaisos, kurse zyrtarët kanë dhënë urdhër për evakuim për shkak të cunamit të mundshëm menjëherë pas tërmetit, megjithatë, pas një kohe të shkurtër, urdhri në fjalë është hequr.
Si pasojë e tërmetit nuk ka pasur humbje në jetë apo humbje materiale, kurse pas tij thuhet të kenë ndodhur të paktën edhe dy lëkundje me intensitet prej 5 ballësh.
Ndryshe, si pasojë e tërmetit me intensitet prej 8.8 ballësh që kishte goditur Kilin në vitin 2010, jetën e kanë humbur më shumë se 500 njerëz.