Furkan Naci Top,Hamdi Çelikbaş
26 Tetor 2018•Përditësim: 27 Tetor 2018
ATHINË (AA) – Një tërmet me fuqi prej 6.8 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur ujërat e Detit Jon në perëndim të Greqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas qendrës Sizmiologjike Evropë-Mesdhe, epiqendra e tërmetit është 53 kilometra në jugperëndim të ishullit Zakinthos dhe është regjistruar 10 kilometra në thellësi të tokës.
Tërmeti i cili është ndjerë edhe në Athinë, ka prekur edhe Maltën dhe Shqipërinë.
Pas tërmetit 6.8 ballë ka ndodhur edhe një lëkundje me fuqi prej 5.6 ballë.
Mediat greke njoftojnë se sipas vlerësimeve të para tërmeti ka shkaktuar dëme në disa vendbanime në rajon.
Në faqen e internetit të Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Gjendjes Emergjente (AFAD) thuhet se tërmeti prej 6.8 ballësh ka ndodhur në orën 00:54 në Detin Jon, në mes të Italisë dhe Greqisë.