Sümeyye Dilara Dinçer
21 prill 2022•Përditësim: 22 prill 2022
Një tërmet me fuqi prej 6,7 ballë ka goditur brigjet e Nikaraguas në Paqësor, pranë një destinacioni të popullarizuar për pushime, raporton Anadolu Agency (AA).
Tani për tani nuk raportohet për viktima apo dëme.
Shërbimi gjeologjik amerikan (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ka qenë 58 kilometra në det, në afërsi të fshatit Masachapa.
Vendi ndodhet në një brez sizmik dhe vullkanik të quajtur "Unaza e zjarrit e Paqësorit".
Në korrik të vitit 2000, një tërmet me fuqi prej 5,9 ballë goditi Nikaraguan, me ç’rast humbën jetën 12 persona.