Fahri Aksüt
08 Shtator 2020•Përditësim: 08 Shtator 2020
Një tërmet me fuqi prej 6,2 ballësh sot në mëngjes ka goditur provincën Maluku të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Meteorologjike, Klimatologjike dhe Gjeofizike (BMKG) raportoi se epiqendra e tërmetit ka qenë 198 kilometra në juglindje të Malukut Qendror dhe ndodhi 193 kilometra nën sipërfaqen e detit.
Asnjë raport për viktima ose dëmtime nuk është publikuar ende nga autoritetet e vendit.