Tarek Chouiref
03 gusht 2026•Përditësim: 03 gusht 2026
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë goditi provincën verilindore të Egjiptit, Ismailia, sot herët, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), transmeton Anadolu.
AFAD tha se tërmeti ndodhi në orën 3 të mëngjesit me orën lokale në një thellësi prej 5.47 kilometrash.
Mediat lokale egjiptiane raportuan se tërmeti u ndje në disa qytete, përfshirë kryeqytetin Kajro, pa raportime të menjëhershme për viktima apo dëme materiale.
Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane njoftoi se nuk ka marrë asnjë raport për të lënduar apo dëme deri më tani. Ajo u bëri thirrje banorëve të shmangin ndërtesat e vjetra ose të plasaritura dukshëm.
Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit aktivizoi planin e saj të reagimit emergjent dhe vendosi spitalet në gatishmëri maksimale.