Mahmut Atanur
28 Shtator 2018•Përditësim: 28 Shtator 2018
XHAKARTË (AA) – Një tërmet me fuqi prej 5.3 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur provincën Aceh në ishullin Sumatra të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia për Meteorologji, Klimë dhe Gjeofizikë e Indonezisë (BMKG) njoftoi se tërmeti është regjistruar 17 kilometra në veriperëndim të qytetit Langsa, në thellësi prej 10 kilometrave.
Zyrtarët e rajonit thonë se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë informacion për viktima, të plagosur apo dëme materiale.
Qendra e Paqësorit për paralajmërim nga cunami nuk ka lëshuar paralajmërim.