Erdoğan Çağatay Zontur
22 Janar 2021•Përditësim: 22 Janar 2021
Një tërmet me fuqi prej 5.2 ballë ka goditur të enjten vonë provincën bregdetare Guayas të Ekuadorit, bëri të ditur Sekretariati i Ekuadorit për Menaxhimin e Rrezikut (SNGR), transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti tha se tërmeti goditi në thellësi prej 45 kilometrave.
Deri më tani nuk është raportuar për viktima ose dëme materiale.