Mahmut Atanur
09 Prill 2020•Përditësim: 09 Prill 2020
Një tërmet me fuqi prej 5 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur sot në mëngjes ishullin indonezian Sumatra, transmeton Anadolu Agency (AA).
Enti për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë i Indonezisë (BMKG) njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar 291 kilometra në jugperëndim të rajonit Sinabung dhe 10 kilometra në thellësi të tokës.
Dridhja shkaktoi panik në mesin e banorëve të disa qyteteve bregdetare në provincën Ache, por deri tani nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.
Deri tani nuk ka informacione mbi pasojat e tërmetit.