İdiris Okuduci
29 mars 2023•Përditësim: 29 mars 2023
Një dron izraelit shkeli hapësirën ajrore të Libanit dhe hodhi një "bombë tymuese" mbi të rinjtë e ulur në një kafene, transmeton Anadolu.
Lajmi për sulmin e Izraelit ndaj të rinjve që bënin syfyr gjatë natës për shkak të muajit të Ramazanit u nda nga agjencia zyrtare e Libanit, NNA.
Siç thuhet, dron hodhi një "bombë tymuese" mbi të rinjtë e ulur në një kafene në qytetin Mercayun në jug të vendit, pranë kufirit izraelit. Askush nuk u plagos nga sulmi me dron.
Tensionet rriten herë pas here mes Libanit dhe Izraelit, të cilët ndajnë një kufi prej 87 kilometrash.
"Vija e kaltër" e cila përfaqëson kufirin mes Libanit dhe Izraelit, mbikëqyret dhe mbrohet nga Forca e Përkohshme Paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara, e krijuar në vitin 1978.