Ali Murat Alhas
17 Nëntor 2020•Përditësim: 17 Nëntor 2020
Një tërmet me fuqi prej 6,3 ballësh sot ka goditur provincën Sumatra Perëndimore të Indonezisë, bëri të ditur Agjencia Meteorologjike, Klimatologjike dhe Gjeofizike e vendit (BMKG), transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia tha se epiqendra e tërmetit ka qenë 109 kilometra në jugperëndim të qytetit Tuapejat në ishujt Mentawai pranë brigjeve të provincës.
Fatkeqësia natyrore ndodhi 10 kilometra nën sipërfaqe.
Megjithëse nuk u raportua për vdekje, u lëshua një paralajmërim për cunami.