Diyar Güldoğan
17 mars 2026•Përditësim: 17 mars 2026
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë të shkallës së Rihterit goditi Kubën sot herët, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), transmeton Anadolu.
Tërmeti ishte 49 kilometra në jug-jugperëndim të Maisit, tha USGS.
Ndër të tjera thuhet se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 11.6 kilometrash.
Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme të mëdha materiale.