Bota

Një tërmet 5 ballësh godet Indonezinë

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 291 kilometra në jugperëndim të rajonit Sinabung dhe 10 kilometra në thellësi të tokës

Mahmut Atanur   | 09.04.2020
Një tërmet 5 ballësh godet Indonezinë

Xhakartë

Një tërmet me fuqi prej 5 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur sot në mëngjes ishullin indonezian Sumatra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Enti për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë i Indonezisë (BMKG) njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar 291 kilometra në jugperëndim të rajonit Sinabung dhe 10 kilometra në thellësi të tokës.

Dridhja shkaktoi panik në mesin e banorëve të disa qyteteve bregdetare në provincën Ache, por deri tani nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.

Deri tani nuk ka informacione mbi pasojat e tërmetit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın