Hacer Başer
07 Nëntor 2015•Përditësim: 08 Nëntor 2015
KAJRO (AA) - Si pasojë e shirave të mëdha në qytetin Aleksandria të Egjiptit një fëmijë ka humbur jetën, ndërsa një person u plagos, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim nga siguria e qytetit Aleksandria thuhet se në rajonin Mina el-Basal është shembur një ndërtesë për shkak të reshjeve të mëdha ku ka humbur jetën një fëmijë ndërsa një person është plagosur.
Ministria e Shëndetësisë në Egjipt dje nëpërmjet një njoftimi bëri të ditur se në shirat dhe stuhitë e fuqishme në qytetet El-Buhayra dhe El-Garbiyye të deltës së Nilit numri i personave që kanë humbur jetën u rrit në 17, ndërsa 28 persona janë plagosur.
Shirat dhe stuhia e cila dëmtuan mijëra shtëpi dhe vende pune, veçanërisht në Aleksandria ku u ndërprenë udhëtimet detare. Gjithashtu, edhe në kryeqytetin Kajro për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, trafiku në metro nuk është zhvilluar.