Emre Aytekin
14 Mars 2022•Përditësim: 14 Mars 2022
Avioni luftarak tajvanez Mirage 2000 raportohet se është rrëzuar në det në lindje të ishullit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë tajvaneze CNA, Forcat Ajrore në një deklaratë njoftuan se avioni luftarak Mirage 2000, i cili u ngrit nga baza ajrore Taitung në jug të ishullit, u rrëzua në det për shkak të një dështimi mekanik gjatë fluturimit stërvitor.
Në deklaratë theksohet se piloti i avionit është evakuuar duke u hedhur me katapultë para rënies dhe shëndeti i pilotit, i cili u mor nga deti me helikopter ushtarak, ishte i mirë.
Ndërkohë, ende nuk mund të përcaktohet vendndodhja e avionit të rrëzuar, mësohet se ka nisur hetimi për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Incidenti ishte përplasja e dytë e avionit luftarak që ndodhi në Tajvan këtë vit. Më 11 janar avioni luftarak F-16V, i cili u ngrit për një fluturim stërvitor nga baza ajrore Chiayi në perëndim të ishullit u rrëzua në det.