Shadi Khan Saif
27 Janar 2020•Përditësim: 27 Janar 2020
Një avion pasagjerësh i kompanisë Ariana Afghan Airlines është rrëzuar në provincën Ghazni të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Deputeti në kuvendin provincial Khaliq Dad Akbari për AA tha se avioni është rrëzuar sot në mëngjes në rrethin Deh Yak, që është nën kontroll të militantëve talebanë.
Burime zyrtare në provincë theksuan se aeroplani ishte rrugës për në Ghazni nga Herat kur u rrëzua.